Largimi i Pirlos nuk vjen në shprehje

Kontrata e Andrea Pirlos në Juventus do të skadojë gjatë verës por drejtori i përgjithshëm, Giuseppe Marotta ka siguruar tifozët se mesfushori është shumë pranë vazhdimit të qëndrimit në klub. Kreatori i lojës së Bianconerëve ka realizuar tre gola në 14 paraqitje në Serie A këtë sezon që kanë lënë skuadrën në pozitë ideale për…

Sport

07/01/2014 14:54

Kontrata e Andrea Pirlos në Juventus do të skadojë gjatë verës por drejtori i përgjithshëm, Giuseppe Marotta ka siguruar tifozët se mesfushori është shumë pranë vazhdimit të qëndrimit në klub.

Kreatori i lojës së Bianconerëve ka realizuar tre gola në 14 paraqitje në Serie A këtë sezon që kanë lënë skuadrën në pozitë ideale për të mbrojtur titullin e kampionit, pas fitores 3:0 ndaj Romës të dielën me çka krijoi tetë pikë epërsi në krye të tabelës.

Marotta është i lumtur me mënyrën se si skuadra është paraqitur deri më tani gjatë këtij sezoni dhe nuk mendon të largojë ndonjë nga futbollistët kryesor gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Ne kemi një plan që vazhdon që tri vjet dhe tani për tani nuk ka shans për shitjen e Pirlos, edhe pse kontrata e tij është duke skaduar. Marrëdhëniet mes Pirlos dhe klubit janë të shkëlqyeshme andaj jemi duke negociuar vazhdimin e kontratës”, deklaroi Marotta për Gazzetta dello Sport.