Largimi i kushtueshëm
Robbie Williams ka zbuluar se i ka kushtuar 1,5 milionë funte për ta lënë grupin ‘Take That’ në vitin 1995, më shumë se që kishte fituar për pesë vjet sa ishte pjesë e këtij grupi. Këngëtari 39 vjeçar, i cili iu bashkua këngëtarëve Gary Barlow, Howard Donald, Jason Orange e Mark Owen tri vjet më…
ShowBiz
Robbie Williams ka zbuluar se i ka kushtuar 1,5 milionë funte për ta lënë grupin ‘Take That’ në vitin 1995, më shumë se që kishte fituar për pesë vjet sa ishte pjesë e këtij grupi.
Këngëtari 39 vjeçar, i cili iu bashkua këngëtarëve Gary Barlow, Howard Donald, Jason Orange e Mark Owen tri vjet më parë për albumin e tyre të gjashtë, ishte detyruar ta paguante një shumë mjaft të lartë, për ta shkëputur para kohe kontratën.
“Për arsye të ndryshme, unë nuk mund të vazhdoja, sepse njerëz të caktuar dëshironin të përfitonin nga unë dhe të bënin para. Ishte mjaft e nevojshme për mua që ta shkëpusja kontratën dhe të largohesha nga ajo kompani e incizimit. Mendoj se kam fituar një milion, aty diku, në ‘Take That’ dhe më kushtoi një milion e gjysmë që të largohesha. Kështu që u desh të largohesha nga grupi me -500 mijë funte”, tha këngëtari britanik për BBC Radio 4’s Mastertapes.
Robbie ka folur edhe për momentin e largimit nga grupi, duke treguar se anëtarët tjerë të grupit nuk e kishin pritur mirë lajmin. Nga ajo kohë, Williams është bërë njëri prej këngëtarëve më të famshëm dhe më të dashur në botë.
Frizurat dhe farmerkat në plan të parë.