Largimi i Gerrardit ka të bëjë me Realin

Steven Gerrard ka bërë të ditur se vendosi të largohej nga Liverpool pasi mbeti në bankën e rezervistëve në duelin kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/06/2015 12:16

Ish kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se vendosi të largohej nga klubi kur mbeti në bankën e rezervistëve për ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve në nëntor.

Gerrard ishte në bankinë dhe luajti vetëm 20 minutat e fundit në humbjen 1:0 në Santiago Bernabeu.

Ai ka pranuar se aty e kuptoi se kishte ardhur koha për një sfidë të re para se të nënshkruajë me Los Angele Galaxty në Major League Soccer.

“Në atë kohë isha në mendime se çfarë duhet të bëjë në vazhdim sepse kisha disa biseda fillestare me menaxherin Rodgers, i cili më njoftoi se do të më aktivizojë në ndeshje të caktuara, në mënyrë që ta ruaj më mirë formën fizike, e gjëra të tilla”, deklaroi Gerrard për “BT Sport”.

“Por, ky ishte një rast unik sepse u takuam me Real Madridin dhe doja të luaja. Jam ulur në bankinë i dëshpëruar sepse doja të luaja, dhe ishte një prej atyre situatave. Kjo më detyroi që të marr vendim të largohem dhe të provoj diçka të re”, u shpreh ai.