Largimi i Fergusonit, ‘bllokoi’ Januzajn

Negociatat mes talentit të ri kosovar, Adnan Januzaj dhe Manchester Unitedit për vazhdimin e kontratës së tij në Old Trafford, ngecën prej kur Sir Alex Ferguson u tërhoq nga detyra e menaxherit gjatë verës. Dirk De Veiese, përfaqësuesi i 18-vjeçarit ka njoftuar se një numër i klubeve të mëdha evropiane janë të interesuara për Januzajn.…

Sport

02/10/2013 12:00

Negociatat mes talentit të ri kosovar, Adnan Januzaj dhe Manchester Unitedit për vazhdimin e kontratës së tij në Old Trafford, ngecën prej kur Sir Alex Ferguson u tërhoq nga detyra e menaxherit gjatë verës.

Dirk De Veiese, përfaqësuesi i 18-vjeçarit ka njoftuar se një numër i klubeve të mëdha evropiane janë të interesuara për Januzajn.

Edhe pse ai refuzon t’i përmend emrat e tyre, Daily Mail ka raportuar se Juventus dhe Manchester City tashmë kanë konfirmuar interesimin, kurse spekulohet se atë janë duke e përcjell edhe Bayern Munich dhe Barcelona.

Me negociatat e vazhdueshme në United, Januzaj përballet me sqarimin e situatës se ku qëndron e ardhmja e tij. “Nuk dua të tregoj se cilat skuadra janë të interesuara për të, por mund t’ju them se ka interesim nga disa klube evropiane”, deklaroi De Vriese gjatë një interviste për Voetbal Niews.

“Largimi i Sir Alex Fergusonit bëri që të ketë ngecje në bisedime. Ne jemi kthyer në punë, dhe do të shohim se si shkon.  Familja e Adnanit më ka dhënë leje të komunikoj. Sepse jam vetëm unë i përfshirë, në mënyrë që mos të ketë keqkuptime në media”, shtoi ai.

Pavarësisht qëndrimit të menaxherit të Unitedit, David Moyes i cili javën e kaluar deklaroi se klubi dëshiron ta mbajë Januzajn, gjiganti anglez ka histori të humbjes së talenteve me yje si Paul Pogba dhe Zeki Fryers që përfunduan në Juventus dhe Tottenham. Januzaj ka kontratë me Unitedin deri më 2015.