Largime te Milani

Përpos përforcimeve, Milani po mendon edhe për lirimin e futbollistëve. Rossoneri duket se kanë vendosur të heqin dorë nga Michael Essien e Philippe Mexes, rrogat e së cilëve janë mjaft të larta.

Sport

24/08/2014 12:08

Milani duket të jetë mjaft aktiv edhe në ‘dalje’. Pas Mario Balotellit, Rossoneri po mendojnë për largimin e futbollistëve tjerë nga San Siro.

Sipas medieve italiane, respektivisht të së përditshmes Corriere dello Sport, Milani do t’ua tregojë derën Michael Essienit dhe Philippe Mexesit, të cilët do t’i lirojë për shkak të rrogave të tyre të mëdha, që nuk përputhen me parametrat aktual të klubit.

Ndërkohë, gjiganti italian po punon edhe për transferimin e një sulmuesit kualitativ, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.