Largime me bollëk nga Barcelona

Barcelona pritet të bëjë revolucion gjatë verës. Nga gjiganti katalunas pritet të largohen 14 futbollistë. Ekipin nga sezoni tjetër pritet ta udhëheq trajneri Luis Enrique.

Sport

19/05/2014 15:18

Barcelona po e mbyll një epokë të lavdishme. Gjiganti katalunas pritet të bëjë ndryshime rrënjësore gjatë verës. Janë të shumë futbollistët që do të largohen nga Camp Nou gjatë verës.

Sipas të së përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, do të jenë plot 14 lojtarë që duhet t’i bëjnë valixhet gati për t’u larguar nga Barcelona.

Bëhet fjalë për portierët Victor Valdes e Jose Manuel Pinto, mbrojtësit Dani Alves, Martin Montoya, Carles Puyol, Marc Bartra, Jordi Alba, Correia Adriano, mesfushorët Alexandre Song, Sergi Roberto, Cesc Fabregas, si dhe sulmuesit Pedro Rodriguez, Alexis Sanchez e Christian Tello.