Lara Behrami përfundon në podium – shkëlqen në Bansko

Lara Gut- Behrami ka shkëlqyer në Super-G, në Banska.

Sport

26/01/2020 11:16

Bashkëshortja e Valon Behramit, yllit kosovar të futbollit, përfaqëson shtetin e Zvicrës në garat e skiimit.

Lara Behrami ka marrë pjesë edhe në Kupën e Botës për femra, dhe në Bansko ka pasur një paraqitje mjaft të mirë.

Behrami e ka mbyllur garën e saj në pozitën e tretë, duke përfunduar në podium, transmeton lajmi.net.

Fituese e kësaj gare ishte Mikaela Shiffrin e SHBA-ve, me 1:10.88 minuta, kurse në vendin e dytë ishte Marta Bassino e Italisë me +0.29.

Gruaja e Behramit e mbylli garën me +0.70 nga garuesja e SHBA-ve. /Lajmi.net/