Laporte, Puyoli i ri

Qendërmbrojtësi i Athetic Bilbaos, Aymeric Laporte ka pranuar se është jashtëzakonisht i lumtur me interesimin e Barcelonës, për transferimin e tij. 20-vjeçari shihet si pasardhës i Carles Puyolit.

Sport

03/06/2014 22:57

Qendërmbrojtësi i Athetic Bilbaos, Aymeric Laporte ka mirëpritur interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjatë një interviste të publikuar nga e përditshmja sportive franceze L’Equipe, 20-vjeçari ka pranuar se është i lumtur që gjiganti katalan e sheh atë si pasardhës të ish kapitenit Carles Puyol, i cili u pensionua nga futbolli pas përfundimit të sezonit.

“Është mbreslënëse që Barcelona, por edhe Bayern janë të interesuar për mua. Kjo është fryt i punës së madhe që kam bërë”, deklaroi Laporte.

“Kur flitet për Puyolin, bëhet fjalë për një ikonë të futbollit. Barcelona në vitet e fundit ka fituar pothuajse gjithçka. Andaj, është një ëndërr për mua. Është ëndërr e të gjithëve. Po ashtu edhe Bayern është një prej ekipeve më të mëdha në botë. Mirëpo, unë kam kontratë afatgjate me Athletic Bilbaon deri më 2018”, u shpreh ai.