Laporte e do Barcelonën, por ‘Blaugranat’ nuk kanë para për të paguar kartonin e tij

Aymeric Laporte vazhdon ta ketë si dëshirë të tij kalimin te Barcelona.

Sport

03/05/2022 10:58

Lojtari i kombëtares së Spanjës ishte lidhur me Barcelonën edhe para se të kalonte te Man City, kur ishte pjesë e Athletic Bilbao.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Laporte gjithmonë ka dashur t’i bashkohet Barcelonës, transmeton lajmi.net. Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot.

Megjithatë, Laporte duhet të shtyjë për një largim nga Man City, pasi Barca nuk ka mjaftueshëm para për të paguar kartonin e tij.

Laporte ka qenë një nga pikat kyçe të Pep Guardiola te Manchester City viteve të fundit.

Ai fitoi edhe ftesën nga Spanja, kur edhe ndërroi shtetësinë e tij, duke lënë Francën për Spanjën. /Lajmi.net/