Laporta u takua me Koeman dhe kapitenët e Barcelonës për të diskutuar Superligën Evropiane

Presidenti Joan Laporta bisedoi me trajnerin Ronald Koeman dhe katër kapitenët e ekipit të parë për përfshirjen në Superligën Evropiane.

Sport

21/04/2021 15:21

Projekti i Superligës u bë zyrtarë të dielën me 12 pjesëtarë, por gjashtë klubet angleze, dy italiane dhe Ateltico Madrid janë larguar, duke lënë vetëm Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin në Superligë, përcjellë lajmi.net.

Laporta bisedoi me Koeman, Leo Messi, Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto për të shpjeguar situatën.

Përgjigja ishte e qartë, stafi dhe skuadra duan me të mirën për Bareclonën dhe nuk do vendosin vetën në konflikte derisa të gjendet zgjidhja.

Çdo gjë mbetet e hapur dhe ekziston mundësia që Superliga të formohet në vitet e ardhshme./Lajmi.net/