Laporta, sërish president i Barcelonës?
Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë të ditur se mund të kandidojë për postin e të parit të gjigantit katalan në zgjedhjet e vitit 2016.

Sport
Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për post në zgjedhjet e ardhshme në klub. Laporta u zëvendësua nga Sandro Rosell më 2010 pas shtatë vitesh në krye të gjigantit katalan.
Të enjten, një gjykatës në Spanjë hodhi poshtë masat ligjore të Barcelonës kundër Laportas – ku ai akuzohej se keqpërdori llogaritë e klubit gjatë kohës sa ishte në detyrë – dhe ai ka bërë të qartë se mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2016.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se ata janë duke bërë gjëra që nuk do të duhej t’i bënin”, deklaroi Laporta gjatë një konference për shtyp.