Laporta refuzon të flasë këtë herë për rikthimin e Messit: Ai është nën kontratë me PSG-në

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka refuzuar të flasë këtë herë për rikthimin e Leo Messit në ‘Camp Nou’. Messi ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2023 dhe nuk dihet nëse do vazhdojë edhe më tej në kryeqytetin francez. Ylli argjentinas ka qenë i lidhur me një rikthim në ish-ekipin e tij,…

Sport

28/11/2022 15:13

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka refuzuar të flasë këtë herë për rikthimin e Leo Messit në ‘Camp Nou’.

Messi ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2023 dhe nuk dihet nëse do vazhdojë edhe më tej në kryeqytetin francez.

Ylli argjentinas ka qenë i lidhur me një rikthim në ish-ekipin e tij, Barcelonë.

Presidenti i ‘Blaugrana’ , Laporta ka komentuar disa herë nëse do ketë një ri-bashkim në ‘Camp Nou’ me legjendën e klubit.

Por, intervistën e fundit refuzoi të flasë, duke thënë se lojtari është nën kontratë me PSG-në.

“Ai është gjithmonë në kujtimet tona në Barça, ai është gjithmonë i pranishëm në mendjen tonë, por nuk do të komentoj për të ardhmen e tij dhe situatën e kontratës.

Messi është nën kontratë me PSG-në dhe unë dua të respektoj lojtarin dhe klubin”, u shpreh ai.

35 vjeçari po përflitet që do transferohet në MLS te Inter Miami.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh me të ardhmen e argjentinasit./Lajmi.net/