Laporta heq dyshimet për të ardhmen e Messit: Gjithçka po shkon mirë, do qëndrojë tek Barcelona

8:22 | 3 Gusht 2021

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për situatën e kontratës së Messit.

Lionel Messi ende gjendet në pushime në ishullin Ibiza, ku po i shijon ato me ish-bashkëlojtarin e skuadrës, Luis Suarez, transmeton lajmi.net.

Ai ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën, por kjo gjë nuk po e shqetësoj Laportan.

Në fakt, Laporta u shpreh optimist për të ardhmen e Messit dhe deklaroi që firmosja e tij është vetëm çështje kohe.

“Objektivi ynë është që Messi të qëndrojë tek Barcelona dhe ta shohim atë duke luajtur në turneun, Johan Gamper”, tha ai.

“Ne jemi duke iu përmbajtur fair play-it por duam që edhe La Liga të jetë më fleksibile në këtë aspekt. Sa i përket Messit, gjithçka po shkon mirë dhe po presim që t’i zgjidhim të gjitha problemet në të dyja anët”, shtoi ai.

“Është e pabesueshme ta kemi atë me ne sepse tifozët mund ta shohin lojtarin më të mirë në histori të futbollit”, tha Laporta.

“E di që Messi do të qëndrojë dhe e vlerësoj shumë ketë fakt, flej i qetë natën sa i përket kësaj teme”, përfundoi Joan Laporta./Lajmi.net/