Laporta fillon me punë, emëron dy drejtorë të rinj te Barcelona

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka filluar menjëherë ndryshimet në klub.

Sport

08/03/2021 09:56

Ferran Reverter është ndryshimi i parë në klub nga Laporta, i cili u zgjodh dje në cilësinë e presidentit tek Barcelona, transmeton lajmi.net.

Reverter do të jetë Drejtor ekzekutiv dhe do zëvendësojë Oscar Granu i cili është nën hetime bashkë me ish-presidentin Jose Maria Bartomeu.

Reverter, 48 vjeçar, njihet për prapavinë e tij ekonomike, ai do t’i japë fund karrierës së tij për më shumë se njëzet vjet në “MediaMarkt” për t’u bashkuar me Barcelonën si Drejtor ekzekutiv dhe për të kontribuar përvojën e tij në mënyrë që klubi të dalë nga situata e vështirë ekonomike.

Ndërsa Mateu Alemany do të marrë detyrën e Drejtorit sportiv.

Lajmin për emërimin e dyshes e dha vet Laporta në “RAC1” në mëngjesin e sotëm./Lajmi.net/