Laporta: Abidal do të jetë drejtori sportiv i Barcelonës
Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, duke konfirmuar se nëse ai i fiton këto zgjedhje për president, atëherë drejtori sportiv i skuadrës Blaugranase do të jetë Eric Abidal.
Sport
Joan Laporta ka konfirmuar se nëse ai do të bëhet president i ri i Barcelonës, atëherë drejtori sportiv i kësaj skuadre do të jetë Eric Abidal.
“Abidal është një person i jashtëzakonshëm. Në këtë projekt, ai ka treguar një motivim dhe gëzim të madh”.
“Ai do të jetë drejtori sportiv i ri i Barcelonës”, ishin fjalët e thëna nga Laporta për mediat spanjolle.