Lansohet videoprojekti i ri nga Vig Poppa dhe Don Phenom

'Haram' titullohet dueti i dyshes.

ShowBiz

16/06/2019 21:03

Siç edhe ishte paralajmëruar Vig Poppa ka lansuar këngën e tij të re në bashkëpunim me Don Phenom, shkruan lajmi.net.

Don Phenom dhe Vig Poppa kanë shkruar tekstin e këngës që mban titullin ‘Haram’, ndërsa vija melodike është punuar nga CekicBeatz.

Në linkun e më poshtëm mund ta dëgjoni bashkëpunimin mes dy artistëve. /Lajmi.net/