Lansohet ‘Push it’ nga Agon Amiga
Agon Amiga ka shpërndarë bashkëpunimin me Mercy.

ShowBiz
Agon Amiga pas një pauze disa mujore është rikthyer sërish në skenë me një bashkëpunim të ri, shkruan lajmi.net.
Reperi kësaj radhe ka punuar me Mercy për këngën e titulluar ‘Push it’ të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti i këngës është shkruar nga të dy artistët, ndërsa miksimi dhe masterizimi është bërë nga ‘Room6’, teksa klipi është punuar nga ‘XLfilms & Munich Films’. /Lajmi.net/
