Lana Del Rey sjell klipin e ri (Video)

Lana Del Rey ka lansuar klipin më të ri për këngën 'High by the beach'.

ShowBiz

14/08/2015 11:03

Artistja Lana Del Rey i ka realizuar videoklip singëlit të dytë të albumit të saj më të ri.

Kënga ‘High by the beach’ është lansuar para disa ditësh ndërsa tani Lana vjen si një heroinë e filmave aksion në videoklip.

Ajo shfaqet shumë e freskët në fillim të klipit por më vonë vjen puna që ajo të shpërthejë një helikopter në ajër me një armë të rëndë, transmeton Lajmi.net.

Kënga është paralajmërim për albumin shumë të pritur të Lanas, ‘Honeymoon’./Lajmi.net

YouTube player