Lana Del Rey i bashkohet turmës së protestuesve në Los Angeles

Protestuesit mbajnë pankarta me shkrimet ‘Racizmi është pandemi’.

ShowBiz

05/06/2020 12:40

Fituesja gjashtë herë e çmimit ‘Grammy’ është duke vazhduar përkrahjen e protestave pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ajo publikoi një ‘selfie’ në Instagram të enjten para se t’i bashkohej turmës për një tjetër protestë në rrugët e Los Angeles.

Lana postoi disa pamje nga protesta ku mund të dëgjojmë helikopterët nga lart. Dhe në disa imazhe të tjera shohim banderola ku shkruan: ‘Padrejtësia diku është padrejtësi kudo’. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBCSUsDpeEv/