Lan biletën fituese të lotarisë, fitoi 33 milionë paund

Një grua nga Britania e Madhe ka larë xhinset me një bilete lotarie fituese, me vlere 33 milionë paund. “The Guardian”shkruan se, “gruaja po kërkonte për biletën pasi dëgjoi numrat e që ishin lançuar nga lotaria kombëtare “Camelot””.

Fun

24/01/2016 09:00

Ajo ka refuzuar të identifikohet, por është shprehur se kishte biletën në xhinset e saj që i kishte vendosur në makinën larëse. Pasi ka gjetur disa copëza jo të qarta të biletës, gruaja ka shkuar tek tenda e gazetave ku kishte e kishte blerë atë.

Ndërkohë, Natu Patel i cili zotëron atë tendë gazetash tha se “një zonjë erdhi dje, dhe ishte shumë nervoze. Ne duhej të siguroheshim që bileta që ajo kishte, ishte fituese. Ajo ma tregoi mua biletën, por bileta kishte qenë e lagur dhe e shpërbërë. Ne e vendosem atë në një mbajtëse të posaçme plastike për ta mbrojtur, dhe më pas e postuam tek kompania “Camelot”. Është shpejt për kompaninë ta verifikojë atë dhe ta paguajë zonjën. Në biletë ishin të shkruara numrat fitues që ishin, 26, 27, 46, 47, 52, 58 por data, bar kodi dhe numri serial mungonin në atë biletë”.

“Asnjë vendim nuk do të jepet nga kompania “Camelot” pa kaluar një afat prej 180 ditësh. Dhe në qoftë se brenda këtij afati nuk do të vijë kush me një biletë që i ka këto numra, atëherë do të merret një vendim nga kompania”, ka deklaruar zëdhënësja e kompanisë “Camelot” .