Lamtumirë Van Basten – Lajmi.net
Lamtumirë Van Basten
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 10:30, 12 September 2014
Van Basten është pensionuar

Marco van Basten ka përfunduar karrierën e tij si trajner tek skuadra e AZ Alkmaar. Për shkak të problemeve në zemër, legjenda holandeze është dashur të braktisë profesionin e strategut.

Marco van Basten nuk ka fat. Karrierën si futbollist e ndërprej si 29-vjeçar për shkak të lëndimit kurse 20 vjet më vonë u tërhoq komplet nga bota e futbollit.

Ai është detyruar të tërhiqet nga karriera si trajner tek skuadra e AZ Alkmaar në Eredivisie të Holandës për shkak të problemevenë zemër.

Së fundmi, Van Basten – një prej futbollistëve më të mirë në histori – u largua përkohësisht nga drejtimi i skuadrës për t’u rikthyer sërish në detyrë.

Mirëpo, pas konsultimeve me stafin mjekësor, atij i është rekomanduar që të largohet nga ngarkesa e punës për shkak të probleme shëndetsore. Ai mund të mbetet në klub, si këshilltar, por karriera e tij ka marrë fund. 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO