Lamtumirë Ronaldo, ky është futbollisti kryesor i Realit me Benitezin

Gareth Bale do të jetë ylli kryesor i Real Madridit, pas ardhjes së Rafael Benitezit në postin e trajnerit.

Sport

03/06/2015 22:03

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më futbollisti kryesor i Real Madridit.

Ai ngadalë do të humb këtë epitet pasi me ardhjen e trajnerit të ri Rafael Benitez, skuadra do të ndërtohet rreth yllit uellsian, Gareth Bale.

“Drejtuesit e Realit i kanë thënë klientit tim se Ronaldo nuk do të vazhdojë përgjithmonë në klub dhe Bale do të jetë ylli i madh i ekipit”, deklaroi menaxheri i Bale, Jonathan Barnett për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.

Bale është spekuluar me largim nga Santiago Bernabeu por duket se vlerësohet nga Benitez.