Lamtumirë Real Madrid, Bale i thotë “PO” klubit të ri

Gareth Bale është pranë rikthimit në Premierligë.

Sport

15/09/2020 11:33

Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madrid në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“The Times” raporton se sulmuesi uellsian ka pranuar ofertën nga Manchester United, transmeton lajmi.net.

Red Devils kanë kthyer vëmendjen nga Bale pas dështimit në përpjekjet për blerjen e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Bale është jashtë planeve të trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ri andaj është në dispozicion për një klub të ri.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet në bazë të huazimit apo Manchester United do të pranojë të paguajë kompensim për shërbimet e ish yllit të Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/