Lamtumirë PSG, Draxler te klubi i njohur nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Julian Draxler do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Merkato

22/08/2017 09:44

Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germain në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“The Sun” shkruan se mesfushori gjerman ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha nga Premierliga por edhe Bayern Munich në Bundesligë.

Liverpool, Manchester United dhe Arsenal janë treshja e Premierligës që kërkon Draxlerin, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, edhe Bayern Munich shpreson ta bind që të rikthehet në Bundesligë.

Ardhja e Kylian Mbappe nga Monaco do ta detyrojë Draxlerin që të kërkojë një skuadër të re. /Lajmi.net/