Lamtumirë Milan, shkova në Juventus

Sulmuesi i Milanit, Giampaolo Pazzini ka vendosur të largohet nga klubi. Ai pritet të transferohet te kampioni në fuqi i Serie A, Juventus.

Sport

14/01/2015 09:28

Giampaolo Pazzini është i gatshëm të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sulmuesi i cili të martën mbrëma realizoi njërin prej golave në fitoren 2:1 ndaj Sassuolos në San Siro me të cilën Rossonerët u kualifikuan për në çerekfinale të Coppa Italia, ka vendosur të largohet nga klubi, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Ai ka vendosur të ndërrojë mjedis pasi Milan është i gatshëm të mirëpres sulmuesin Mattia Destro nga Roma.

Por, Pazzini pritet të mbetet në Serie A pasi ka zgjuar interesim nga Juventus, që kërkon një sulmues të ri duke pasur parasysh se Sebastian Giovinco mund t’i bashkohet Fiorentinës, në ditët në vazhdim.