“Lamtumirë miku im”, Haziri poston fotografi me personin që vdiq nga aksidenti në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka publikuar një fotografi me personin që dje humbi jetën në aksidentin në këtë komunë, Qerim Çoçaj.

Lajme

08/03/2019 14:58

Haziri ka shkruar në Facebook se aksidenti tragjik e ka njomur gjakun në ditën e 7 marsit, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i Hazirit në Facebook:

Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të falemnderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku im! /Lajmi.net/