Lamtumirë Man City, Toure në Serie A (FOTO)

Yaya Toure mund të transferohet në Serie A.

Merkato

25/11/2016 14:54

Yaya Toure do të largohet nga Manchester City.

Përkundër rikthimit në ekip pas kërkim faljes ndaj menaxherit Pep Guardiola, mesfushori dëshiron të gjejë një ekip ku do të jetë në gjendje të luajë me vazhdimësi.

Dhe, nga Italia vjen lajmi se Juventus është i gatshëm t’i ofrojë zgjidhje në Torino.

“Telelombardia” raporton se në rast të dështimit të ardhjes së mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel, Juventus do ta ketë si plan B, angazhimin e Toures, përcjell “Lajmi.net”.

Toure ka kontratë me Man Cityn deri në fund të këtij sezoni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.