Lamtumirë Juventus, Mandzukic transferohet në Premierligë

Everton janë të interesuar të kroatin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sport

17/07/2019 17:36

‘The Telegraph’ raporton se sulmuesi kroat i Juventusit, po kërkohet nga Everton në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Ish anëtari i Bayern Munich dhe Atletico Madrid, duhet të mendojë për të ardhmen e tij larg Torinos, pasi nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit te Juventus.

Lojtari që ka vazhduar kontratë të re me Juventusin në fund të sezonit të kaluar, po kërkohet nga Everton.

Kalimi në Premierligë do të ishte një aventurë e re për 33 vjeçarin, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Wolfsburg./Lajmi.net/