Lamtumirë Juventus, Dybala rezervon fluturimin te klubi i ri

Paulo Dybala është më afër se kurrë nga largimi nga Juventus.

Sport

20/08/2019 14:58

Paulo Dybala është shumë pranë largimit nga Juventus.

Pak ditë para fillimit të sezonit të ri në Serie A, ylli argjentinas vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Torino.

Giani Balzarini nga “Mediaset Premium” ka deklaruar se përfaqësuesit e Dybalas tashmë kanë caktuar një takim me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të diskutuar në lidhje me transferimin e tij tek skuadra kampione nga Ligue 1, transmeton lajmi.net.

Dybala po ashtu – sipas Balzarinit – ka rezervuar fluturimin për në Paris dhe mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjen e xhiros së parë në Serie A kundër Parmës, të shtunën. /Lajmi.net/