Lamtumirë Buffon, Juventus zgjedh kapitenin e ri

Juventus ka emëruar kapitenin e ri pas vendimit për largim nga klubi nga Gianluigi Buffon.

Sport

17/05/2018 12:21

Gianluigi Buffon ka konfirmuar largimin nga Juventus, pas këtij sezoni.

Portieri legjendar ka vendosur ta përfundojë aventurën me “Bianconerët”.

Në vend të tij, kapiten i ri i Juventusit, do të jetë Giorgio Chiellini, përcjell “lajmi.net”.

Giorgio Chiellini është futbollist ideal për të qenë kapiten i Juventusit. I uroj shumë fat, dashuri dhe tituj”, deklaroi Buffon. /Lajmi.net/