Lamtumirë Bayern Munich, Boateng në Serie A

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munich duke u transferuar në Serie A.

Sport

14/12/2017 07:25

Jerome Boateng është i pakënaqur te skuadra e Bayern Munichut.

Mbrojtësi gjerman ka pranuar se ekziston mundësia e largimit nga Allianz Arena, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Të kaloj një aventurë jashtë Gjermanisë ka qenë gjithmonë në mendjen time. Pastaj, varet nga situatat që krijohen”, deklaroi Boateng për “Sport Bild”, përcjell “lajmi.net”.

Interesim të menjëhershëm për transferimin e tij kanë shfaqur dy klube të mëdha nga Serie A, Juventus dhe Inter. /Lajmi.net/