Lamtumirë Bayern Munich, Alaba te rivali nga Liga e Kampionëve

David Alaba spekulohet se mund të largohet nga Bayern Munich, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

06/03/2018 09:19

David Alaba mund të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja austriake “Kurier” raporton se Alaba ka oferta nga disa prej klubeve të mëdha rivale nga Liga e Kampionëve.

Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Alaba ka kontratë me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2021. /Lajmi.net/