Lamtumira e paharrueshme

Alessandro Del Piero ka pranuar se lamtumira e me Juventusin, është moment i paharrueshëm në jetën e tij. Sulmuesi kaloi 19 vjet me gjigantin nga Torino para ndarjes në verën e vitit 2012, kur vendosi ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra australiane, Sydney FC. Në kapitullin e ri të autobiografisë së tij, ‘Continuando a…

Sport

16/11/2013 17:13

Alessandro Del Piero ka pranuar se lamtumira e me Juventusin, është moment i paharrueshëm në jetën e tij.

Sulmuesi kaloi 19 vjet me gjigantin nga Torino para ndarjes në verën e vitit 2012, kur vendosi ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra australiane, Sydney FC.

Në kapitullin e ri të autobiografisë së tij, ‘Continuando a Giocare’ (Vazhdimi i lojës), ai ka komentuar edhe përvojën e deritashme në Australi.

Një mendim i gjatë, gjatë së cilit Del Piero konfirmon dashurinë e tij për tifozët e Juventusit, dhe skuadrën e cila e bëri të shndërrohet në simbol të përhershëm.

“Pas largimit nga Juventus, kam marrë shumë oferta, mbi të gjitha nga Italia, shumë më tepër se që mund të prisja. Por, pas gati 20 vjetësh me fanellën bardh e zi, të cilën në Itali ose e duan ose e urrejnë, nuk mendoja fare se një ditë mund të përfundoja te ndonjë skuadër kundërshtare e Juventusit”, shkroi Del Piero, i cili pranoi se lamtumira ishte moment i veçantë.

“Ishte një lamtumirë e një niveli të veçantë, por edhe stimuluese, përplot energji. Nuk do ta harroj kurrë”, theksoi kapiteni i Sydney FC.

Ai u largua nga Juventus ashtu siç të gjithë e kujtojnë, duke ngritur në qiell titullin e kampionit në Serie A.