Lampard transferohet në Amerikë

Frank Lampard do ta vazhdojë karrierën në SHBA. Mesfushori anglez është transferuar në ekipin New York City FC, pasi u nda me Chelsean.

Sport

24/07/2014 18:22

E ardhme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Franck Lampard. Mesfushori anglez është përshëndetur me Chelsean për t’iu bashkuar ekipit nga kampionati MLS, New York City FC.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat britanike, sipas së cilave, veterani i mesfushës do t’i marrë 120 mijë euro në javë, ndërsa në ekipin e ri do ta gjejë ish futbollistin e Valencias, Barcelonës e Atletico Madridit, David Villa.

Lampard është legjendë e Chelseat dhe pritej të largohej nga Stamford Bridge vitin e kaluar, por qëndroi deri tash.

Ai po ashtu mund të pensionohet nga përfaqësuesja angleze, njëjtë siç bëri edhe Steven Gerrard ditë më parë.