Lampard shprehet i lumtur pas fitores së madhe të Everton

Trajneri i Everton, Frank Lampard u shpreh i lumtur pasi ekipi i tij e siguroi një vend në Premier Ligë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sport

20/05/2022 17:13

Mbrëmë Evertoni bëri një paraqitje fenomenale, ata ishin në disavatazh prej dy golash ndaj Crystal Palace, por në pjesë e dytë e rikthyen rezultatin.

Kështu me atë fitore ekipi i Lampard e siguruan mbijetesën në ligën angleze.

E i lumtur me këtë shkak u shpreh edhe vet trajneri:

“Është një nga momentet më të mëdha të jetës dhe karrierës sime futbollistike”, tha Lampard për ‘BBC Sport’ përcjell lajmi.net.

Ai tha se është krenar që udhëheq ekipin anglez.

“Ky klub është i veçantë dhe unë jam krenar që jam trajner i Evertonit në këtë natë”, vazhdoi ai.

Lampard mori drejtimin e Everton në janar të këtij viti dhe arriti që ta mbajë edhe një sezon ekipin e tij në Premier Ligë./Lajmi.net/