Lampard për ndeshjen ndaj Arsenalit: Ende luftojnë për titull, kundër nesh i duhet një reagim i madh

Frank Lampard, trajneri i përkohshëm i Chelseat ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme në Premier League kundër Arsenalit, kjo e fundit po lufton për titull kokë me kokë me Manchester Cityn. Legjenda e Bluve të Londrës tregon për lëndimet e shumta që ka para kësaj ndeshje dhe për mundësitë që ka…

Sport

01/05/2023 10:48

Frank Lampard, trajneri i përkohshëm i Chelseat ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme në Premier League kundër Arsenalit, kjo e fundit po lufton për titull kokë me kokë me Manchester Cityn.

Legjenda e Bluve të Londrës tregon për lëndimet e shumta që ka para kësaj ndeshje dhe për mundësitë që ka ndaj “Topçinjëve”, shkruan Lajmi.net

“Ata janë ende në luftë për titull. Nëse lëndohen, do të ketë një reagim të madh. Nëse mund t’i bëjmë gjërat e vështira, mund të jetë ndryshe”, tha fillimisht Lampard

“Mason Mount, Reece James tashmë e kanë humbur sezonin. Duket se njëjtë vlen edhe për Koulibalyn dhe Cucurrellan. Kai Havertz dhe Aubameyang kanë stërvitur me klubin dhe janë të gatshëm për këtë ndeshje” vazhdoi tutje ish-lojtari anglez

Chelsea është në gjendje tejet të vështirë të rezultateve në Premier League. Tashmë për ta sezoni ka përfunduar dhe në njëfar mënyre janë duke luftuar për mbijetesë. Ata janë në pozitën e 12-të me 39 pikë. Në anën tjetër, Arsenali po lufton ende për titull, përkundër humbjes nga Manchester City javën e kaluar. “Topçinjtë” janë në pozitën e dytë me 75 pikë, një më pak se lideri citizen (76)./Lajmi.net/