Lampard nuk e di ku do të luajë

Frank Lampard ka pranuar se nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Chelseas, në skadim të kontratës, insiston se dëshiron të vazhdojë të angazhohet në nivel të lartë.

Sport

30/05/2014 13:17

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij. Ylli anglez është futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me gjigantin londinez në përfundim të sezonit.

Dhe, ai ka pranuar se nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ri.

“Nuk e di nëse do të luaj ende në Chelsea në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Lampard për mediet angleze.

“Dua të vazhdoj të luaj edhe për dy ose tri sezone tjera, por do të ishte mirë të ndalem duke luajtur në nivelin më të lartë. Por, nëse duhet të pensionohem nesër nuk do të kem asnjë pendim”, u shpreh Lampard.

Reprezentuesi anglez thuhet se kërkohet nga disa klube nga Major League Soccer mirëpo nuk janë shuar shpresat e vazhdimit të kontratës së tij me Chelsean.