Lampard në Man City

Frank Lampard do të transferohet në Manchester City, në formë huazimi për gjashtë muaj, para fillimit të sezonit të ri në Major League Soccer, ku do të luajë për ekipin e New York City.

Sport

01/08/2014 22:09

Frank Lampard do të vazhdojë të luajë në futbollin anglez, jo në Chelsea por tek rivali Manchester City.

Lampard, 36-vjeç, u largua nga Stamford Bridge gjatë këtij afati kalimtar të verës duke iu bashkuar klubit amerikan New York City, pronë e Manchester Cityt.

Por, sipas medieve angleze, mesfushori anglez është i gatshëm të kalojë gjashtë muaj të huazimit te kampioni i Premierligës.

Edhe pse lëvizja do t’i mundësojë Lampardit të ruajë formën e mirë fizike para fillimit të edicionit të ri në Major League Soccer në janar, ai pritet të përfshihet në ekipin e Manchester Cityt për Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

City do të luajë kundër Chelseas më 21 shtator.