Lampard: Ky futbollist është më i jashtëzakonshmi

Frank Lampard e konsideron Lionel Messin si lojtarin më të jashtëzakonshëm dhe kundërshtarin më të fortë që ka pasur.

Sport

13/08/2019 18:08

Ish mesfushori i Anglisë, ka pasur disa përballje me Lionel Messin, sa ishte lojtar i Chelsea.

Këto përballje kanë qenë në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe viteve të fundit kanë qenë të shpeshta.

Në pyetjen e uebsajtit të UEFA-s për lojtarin më të mirë që është ballafaquar, Lampard është përgjigjur: A mund të jap tri përgjigje? Në të vërtetën do të jenë tre”.

“I pari është Lionel Messi sepse ai është lojtari më i jashtëzakonshëm, ishte sikurse ju po luani kundër dikujt që nuk është në nivel me ju”.

“Dy lojtarët që gjithmonë i kujtojë si të vështirë të luash kundër tyre janë Xavi dhe Iniesta te Barcelona. Ata thjesht kanë luajtur futboll përreth jush, dhe ju nuk keni mundur t’u afroheni”./Lajmi.net/