Lampard falënderon tifozët e Chelseas

Ish-legjenda e Chelseas, Frank Lampard ka falënderuar tifozët e kësaj skuadre, për mikëpritjen që i kanë bërë gjatë rikthimit në Stamford Bridge, por kësaj radhe me fanellën e Manchester Cityt.

Sport

31/01/2015 23:24

Lampard ka falënderuar tifozët e Chelseas për mikëpritjen që i kanë bërë atij, gjatë rikthimit në Stamford Bridge, por kësaj radhe me fanellën e Manchester Cityt.

“Unë isha i lumtur por edhe pak nervoz gjatë ditës së sotme. Sidoqoftë, e kam shijuar plotësisht këtë takim”, tha Lampard për Sky Sports.

“Unë isha shumë i lumtur me reagimin e tifozëve nga të dy skuadrat. Jam shumë i lumtur për momentin dhe i falënderoj tifozët e Chelseas dhe të Cityt që ishin briliant”, përfundoi mesfushori anglez.