Lampard beson në përmbysje të rezultatit
Frank Lampard beson se Chelsea mund ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germainit. Blues pësuan humbje 3:1 në Paris, ndërsa do të kenë punë mjaft të vështirë ta rikthejnë rezultatin, të martën, në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Stamford Bridge. “Duhet të jemi…
Sport
Frank Lampard beson se Chelsea mund ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germainit.
Blues pësuan humbje 3:1 në Paris, ndërsa do të kenë punë mjaft të vështirë ta rikthejnë rezultatin, të martën, në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Stamford Bridge.
“Duhet të jemi pozitivë dhe të mundohemi ta fitojmë lojën. Me skuadrën që e kemi, mund të fitojmë 2:0, por do të jetë e rëndësishme ta gjejmë ekuilibrin e duhur”, deklaroi fillimisht mesfushori anglez.
“Kam besim në ekipin, mund ta përmbysim rezultatin e lojës së parë”, përfundoi kapiteni i klubit anglez.
PSG, në ndeshjen e kthimit do të luajë pa lojtarin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen e parë.