Lallana në Liverpool

Pas sulmuesit Rickie Lambert, Liverpool do të transferojë edhe një tjetër futbollist nga Southampton. Mesfushori Adam Lallana do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit për Reds.

Sport

27/06/2014 17:05

Mesfushori i Southamptonit, Adam Lallana do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para transferimit në Liverpool për 25 milionë funte.

26-vjeçari, reprezentues anglez pritet të kompletojë transferimin e tij te Reds brenda 24 orëve të ardhshme. Liverpoolit iu refuzuan dy oferta për Lallanan para Kampionatit botëror por Southampton i rihapi bisedimet pas ritheksimit të dëshirës së futbollistit për t’u larguar nga klubi.

Rickie Lambert tashmë i është bashkuar Liverpoolit nga Southampton, që po ashtu shiti mbrojtësin Luke Shaë në Manchester United.

Lallana ka qenë në Southampton për 14 vjet, pasi iu bashkua klubit si 12-vjeç nga Bournemouth. Ai u paraqit në të tri duelet e Anglisë në Kampionatin botëror 2014.