Lakers s’e bëjnë të njëjtin gabim, një fitore larg titullit falë spektaklit të LeBron James

Los Angeles Lakers kanë dëshmuar se humbja në ndeshjen e tretë ishte thjesht një rastësi, pasi kanë mposhtur Miami Heat në takimin e katërt me rezultat 102:96.

Sport

07/10/2020 08:11

Lakers tani ka një epërsi prej 3:1, dhe është vetëm edhe një fitore larg titullit të madh.

Këtë ndeshje ‘shpërtheu’ LeBron James me double-double prej 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime.

Paraqitje solide pati edhe Anthony Davis, i cili realizoi 22 pikë, 9 kërcime dhe katër asistime.

Jimmy Butler e mbylli ndeshjen me double-double (22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime), por pa mundur të bëjë diçka më shumë.

Ndeshja që mund të jetë e fundit sa i përket kësaj finale të madhe luhet pas dy dite. /Lajmi.net/