Lakers planifikojnë ‘treshen e ëndrrave’

Los Angeles Lakers planifikojnë të bëjnë një treshe ëndrrash.

Sport

18/10/2020 23:07

Sipas medieve amerikane, Lakers në periudhën e ardhshme do të përpiqen të krijojnë një treshe të madhe për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net. 

Përveç LeBron James dhe Anthony Davis, ekipi kërkon të forcohet me Chris Paul.

Paul është lidhur me Lakers për disa vite. Sidoqoftë, ai kurrë nuk e veshi fanellën e këtij klubi, kështu që përveç New Orleans ai gjithashtu luajti për Clippers, Houston dhe Oklahoma.

Por tani ai më në fund mund të përfundojë në Lakers.

Chris Paul ka mesatare prej 18.5 pikë dhe 9.5 asistime për ndeshje. /Lajmi.net/