Lakers ose Heat? Në të dy rastet, Dion Waiters merr titullin e kampionit

NBA tashmë njeh së paku një kampion të edicionit 2020.

Sport

28/09/2020 14:40

Los Angeles Lakers dhe Miami Heat do të përballen në finalen e madhe të NBA.

Ylli i Lakers, Dion Waiters, do të jetë lojtari që do të shpallet kampion, në secilin version të mundshëm, përveç anulimit të sezonit, përcjell lajmi.net.

Waiters këtë sezon e ka nisur me skuadrën e Miami Heat, por në gjysmën e sezonit ndërroi kamp.

Fundori i është bashkuar skuadrës së LA Lakers, duke arritur kështu finalen, përmes dominimit në konferencën perëndimore.

Kësisoj, edhe nëse Miami Heat fiton titullin, unaza i takon Waiters pasi në një sekuencë të sezonit ishte pjesë e skuadrës nga Florida.

Nëse Lakers fitojnë finalen, Waiters merr unazën pasi aktualisht është pjesë e tyre. /Lajmi.net/