Lakers nuk ndalen, transferojnë edhe një tjetër lojtar

Skuadra e Los Angeles Lakers ka kryer edhe një transferim pas atij të Danny Green.

Sport

06/07/2019 16:20

Është Quinn Cook ai që i është bashkuar skuadrës nga LA, në një kontratë dy vjeçare, përcjell lajmi.net.

Cook është pajtuar për 2 vite kontratë, të cilat do t’i sjellin atij 6 milionë dollarë.

Cook i bashkohet emrave si Anthony Davis, Daniels, Dudley dhe Danny Green si ardhje të reja tek skuadra ‘vjollcë e verdh’.

Sezonin e kaluar lojtari e kaloi me Golden State, ku regjistroi 6.9 pikë për ndeshje si dhe 1.6 asistime.

Në 74 paraqitje, lojtari regjistroi 14.3 minuta për lojë, duke qenë 46.5% i saktë nga loja e hapur. /Lajmi.net/