Lakers në krye me Lebron e Davis rikthejnë rezultatin për të fituar ndeshjen

Kampioni aktual i NBA, Los Angeles Lakers, vazhdon të qëndrojë e pamposhtur si mysafire këtë sezon.

Sport

16/01/2021 08:12

Gjatë ditës së sotme, ata kanë fituar ndaj Pelicans 112-95 duke përmbysur rezultatin, pasi Pelicans ishin 15 pikë përpara.

Tanimë është bërë e zakonshme, LeBron James dhe Anthony Davis ishin përsëri lojtarët më të mirë të kësaj ndeshje, përcjell lajmi.net.

James realizoi 21 pikë, pati 11 asistime dhe 8 kërcime, ndërsa Davis kishte 17 pikë.

Lakers janë të parët në Konferencën Perendimore me 11 fitore dhe tre humbje, ndërsa të martën do të luajnë kundër Golden State Warrios./Lajmi.net/