Lakers mposhten në ndeshjen e parë pas vdekjes së Kobe Bryant

Los Angeles Lakers janë mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi pas rastit tragjik ku humbi jetën legjenda e tyre, Kobe Bryant.

Sport

01/02/2020 08:04

Në ‘Staples Center’, Lakers janë mposhtur nga Portland Trail Blazers, me rezultat 127-119.

Fillimi i kësaj ndeshje iu dedikua Kobe Bryant, me Lakers që ishte përgatitur të nderonte legjendën e tyre.

Kobe Bryant humbi jetën javën e kaluar, kur helikopteri me të cilin po udhëtonte, u përplas në një kodër, në aferësi të Kalifornisë.

Përveç vajzës së tij Gianna, jetën humbën edhe shtatë persona tjera./Lajmi.net/