Lakers merr epërsinë e serisë ndaj Nuggets, shkëlqen Anthony Davis

Los Angeles Lakers ka marrë epërsinë e ndeshjes së parë kundër Denver Nuggets, në finalen e Konferencës Perëndimore.

Sport

19/09/2020 08:08

Ndeshja ishte rivalizuese në pjesën e parë, por çereku i tretë ishte vendimtar, me Lakers që triumfuan në fund 126:114.

Më i miri i këtij takimi ishte padyshim Anthony Davis që realizoi 37 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime.

Pas tij u renditen Jamal Murray dhe Nikola Jokic të Nuggets me 21 pikë secili.

LeBron James ndihmoi me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe 12 asistime.

Ndeshja e radhës zhvillohet pas dy ditëve. /Lajmi.net/