Lakers marrin një vendim befasues për LeBron James

Skuadra e Los Angeles Lakers ka marrë një vendim shumë befasues lidhur me yllin e skuadrës LeBron James.

Sport

30/03/2019 23:00

‘Mbreti’ James ishte i pasuksesshëm në tentimin e tij për të rikthyer skuadrën e Lakers në garat e ‘play off’ dhe kjo gjë nxiti shumë kritika.

Pas këtyre ngjarjeve, drejtuesit e skuadrës nga Los Angeles kanë marrë një vendim që nuk pritej në lidhje me James.

Lakers kanë njoftuar se do ta mbajnë LeBron James jashtë parketit për pjesën e mbetur të sezonit, përcjell lajmi.net.

Me siguri se ky vendim do t’iu sjellë humbje skuadrës pasi shumë tifozë kanë siguruar biletat për shkakun e ‘mbretit’.

James ka bërë të ditur se do të përgatitet qysh nga tani për një kundërpërgjigje sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/